Strasburg, ja kush është vrasësi “i radikalizuar”

Atentatori i Strasburgut, një ish-i dënuar dhe i burgosur 20 herë për vepra të vogla penale dhe së fundmi i sinjalizuar si element “i radikalizuar’, është identifikuar si Chérif Chekatt, 29 vjeç.

Marketing

I dyshuari i kishte shpëtuar arrestimit në mëngjesin e djeshëm gjatë një kontrolli në banesën e tij, sipas shtypit francez. Operacioni ishte organizuar në kuadër të një hetimi për grabitje. Sipas të njëjti burim, 29-vjeçari, me origjinë arabe, por i lindur në Strasburg, banonte në lagjen “Neudorf”, numër 5 në rrugën “Épinal”.

Qindra oficerë policie janë vënë në ndjekje të agresorit të armatosur që vrau 3 persona dhe plagosi 13 të tjerë, pas një serie të shtënash në qytetin lindor të Francës, Strasburg, mbrëmjen e së martës.

“Ai luftoi dy herë me forcat tona të sigurisë”, tha ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner. E teksa konfirmoi humbjen e 3 jetëve, Castaner tha se kontrollet kufitare janë përforcuar, ndërkohë që do të garantohet më shumë siguri në të gjitha tregjet e Krishtlindjes.

Ndërsa momentalisht, 350 agjentë sigurie janë vënë në ndjekje të agresorit të ngjarjes së djeshme. Ministri deklaroi gjithashtu se Franca e ka rritur nivelin e sigurisë në “sulm emergjent”.

Marketing