Strategji për borxhet e trashëguara

Gjatë dy viteve të kaluara kemi punuar shumë në reformimin dhe përmirësimin e sistemit të financave publike, duke përfshirë edhe të kontrollit financiar publik. Prioritetet tona janë menaxhim transparent dhe efikas me mjetet publike, ndërsa kontrolli i brendshëm ka rol të rëndësishëm në këtë. Kështu tha ministri i Financave, Dragan Tevdovski, në konferencën ndërkombëtare PEMPAL, ndërsa paralajmëroi mekanizma për shlyerjen e borxheve publike.

Marketing

“Paradokohe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi dokumentin ‘Politika për kontroll të brendshëm financiar në sektorin publik’, i cili paraqet strategji për zhvillim të mëtejshëm të sistemit për kontroll të brendshëm në sektorin publik në shtet. Ne jemi vendi i parë në rajon, i cili ka përpunuar strategji të tillë. Në të e definuam kornizën e sistemit bashkëkohor, efikas dhe efektiv për menaxhim financiar dhe kontroll, revizion të brendshëm, koordinim qendror dhe harmonizim dhe inspektim financiar në sektorin publik. Po ashtu, në strategjinë parashikuam zgjidhje të cilat do të parandalojnë probleme të caktuara të cilat kanë ekzistuar në të kaluarën”, tha Tevdovski në fjalimin e tij. Trashëguam, tha ai, problem me obligime të fshehura të mbetura te institucionet dhe fondet dhe për këtë shkak, në strategji parashikuam mekanizma shtesë të cilat do ta pengojnë këtë në të ardhmen.

“Inspektimin financiar e kemi hasur të ekipuar dobët dhe me kapacitet të vogël. Përmes implementimit të masave të kësaj strategjie, do të vendoset inspektim funksional financiar në sektorin publik, me ç’rast Qeveria do të ketë garancë shtesë për harxhim legjitim dhe transparent të mjeteve publike”, tha Tevdovski dhe theksoi se strategjia kontribuon edhe në përforcimin e parandalimit të mashtrimit dhe korrupsionit në zbatimin e furnizimeve publike. Ai potencoi se konferenca dyditore në Shkup është mundësi e shkëlqyer që përfaqësuesit tanë t’i ndajnë përvojat me mysafirët, por edhe t’i dëgjojnë praktikat e mira për zhvillim të revizionit të brendshëm. Në konferencë, Tevdovski informoi se pas zgjedhjeve, do të bëhet gjithçka jo vetëm te kuadri, por edhe sipas standardeve që ta zhvillojmë sistemin e kontrollit të brendshëm financiar publik, sepse është me rëndësi për funksionimin e financave publike, theksoi sot ministri i Financave Dragan Trevdovski.

“Ne jemi vendi i parë në rajon i cili ka bërë strategji për zhvillimin e kontrollit të brendshëm financiar publik, ndërsa pikërisht njëra ndër drejtimet kryesore që atje të përforcohet ky sistem me njerëz. Pas përfundimit të zgjedhjeve, hap pas hapi do të punojmë në realizimin e strategjisë”, deklaroi Tevdovski. Ai theksoi se seriozisht duhet të përforcohet numri i revizorëve të brendshëm në vend. “Raportet revizore janë të rëndësishme dhe ne bëjmë gjithçka që të përmirësohet funksionimi i sistemit. Mendoj se raportet e tilla edhe sot mund të kontrollohen në Kuvend, or kjo varet nga institucionet e tjera në sistem”, tha Tevdovski. Në shtet momentalisht punojnë 90 revizorë shtetërorë, të cilët kryejnë revizion në rreth 1.100 institucione publike, ndërsa në pajtim me standardet numri i tyre është për pesëdhjetë më i vogël nga numri i nevojshëm. Në konferencën dyditore ka mbi 70 përfaqësues nga njësitë për harmonizimin e kontrollit të brendshëm publik financiar nga 20 vende nga bota, mes të cilave nga Amerika e Jugut, Afrika, nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik, Evropës Perëndimore, si dhe nga Ballkani.

Marketing