Striptisti kërcen përpara Grida Dumës, shikoni reagimin e saj (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi solli në skenë një striptist. Duke marrë shkas nga rastet e shumta ku në lokalet e natës në festën e 8 Marsit performojnë striptistë të huaj, ai ftoi Orion Likën në studio.

Marketing

Menjëherë ai hoqi bluzën dhe nisi të performojë me lëvizje provokuese përpara politikanes Grida Duma, e cila ishte e ftuara e sotme.

E vënë në siklet, Duma injoroi striptistin dhe nisi të shohë telefonin. Pas performancës Duma pyeti Mamaqin nëse Orioni është balerin dhe shtoi se zonjat nuk impresionohen me këtë. Në fakt, Orion Lika është balerin profesionist dhe jo striptist.

Marketing