Struga mbetet ende e paprekur nga virusi korona

Qyteti i Strugës mbetet ende i paprekur nga virusi korona. Të paktën nuk është raportuar një rast i tillë në spitalin e këtij qytetMegjithatë masat e nevojshme janë marrë dhe qyteti është nën kontroll. Disa qytetarë të ardhur nga Italia janë në izolim shtëpiak.. Edhe pse në Strugë nuk ka repart të infektivit, spitali i Strugës është në kontakte të vazhdueshme me repartin e infektologjisë në Ohër. Spitali i Strugës është në gadishmëri për çdo rast që mund të paraqitet, ka në disponim personel të mjaftueshëm mjekësor.
Në Strugë sot priten të dalin rezultatet e 8 personave nga fshati Llabunisht i Strugës, të cilët kanë qenë në vetëizolim. Nga spitali i Strugës bëjnë apel për tek gjithë qytetarët që të respektojnë rekomandimet e dhëna nga qeveria dhe rregulloret, duke i shmangur ambienteve publike, turmave si dhe të mbajnë higjienën.
Ndërkohë ka vazhduar larja dhe dezinfektimi i disa pjesëve të qytetit. Gjithashtu dhe shumica e qytetarëve respektojnë rregullat dhe kanë filluar vetëizolimin. Ndërsa pjesë një pjesë e vogël e qytetarëve kanë refuzuar të respektojnë rekomandimet e dhëna, duke dalë nëpër qytet.

Marketing
Marketing