Strugë, 14 raste të reja me të prekur nga virusi Korona

Në Strugë janë regjistruar edhe 14 raste të reja me të prekur nga virusi Covid-19, një prej të cilëve ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një grua 71 vjeçare nga fshati Llabunishtë, e cila ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Marketing

Numri i të infektuarve në Strugë në total për momentin është 23, përfshirë edhe 3 viktimat.

Të prekurit nga virusi Covid-19 janë nga qyteti, fshati Llabunishtë, Tatesh dhe Veleshtë. Ndërkohë, me rritjen e numrit të të infektuarve, qytetarët janë vetëdijesuar edhe më shumë.

Sot qyteti ka qenë pothuajse bosh, kështu duke u respektuar rekomandimet e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për t’u parandaluar rritja e numrit të të infektuarve. Edhe ora policore është respektuar.

Qytetarët të cilët kanë pasur kontakte me të prekurit qëndrojnë në izolim shtëpiak, ndërsa kontrollohen nga policia.

Ndërkohë, vazhdojnë apelet deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë maksimalisht rregullat, t’u shmangen daljeve në qytet dhe të mbajnë distancën e rekomanduar sociale.

Marketing