Strugë, konfiskohen 60 kilogram marihuanë

Policia ka shkatërruar edhe një rrjet të kanalit të tregtisë me lëndë narkotike, me çka janë kapur 60 kilogramë mariuhanë dhe janë arrestuar tre persona, shtetas të Shqipërisë.

Marketing

“Më 22.12.2018 në orën 1:40 në rrugën magjistrale Strugë-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Frangovo, gjatë kryerjes së kontrollit kanë kapur tre persona, K.G. (56), E.Ç. (24) dhe N.H. (40) nga Penjasi, Republika e Shqipërisë, të cilët në rrugë ilegale nga territor i Shqipërisë kanë transportuar mariuhanë në territorin e Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Nga ana e policisë është bërë kontrolli i personave ku u kanë gjetur dhe konfiskuar gjashtë qese me mariuhanë.