Strugë, Merko punëson 22 shqiptarë dhe avancon 18 të tjerë

Ramiz Merko avancon 18 shqiptarë dhe punëson edhe 22 të tjerë në Komunën e Strugës.

Marketing

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko që në vitin e parë të mandatit të tij avancoi plot 18 kuadro shqiptare të punësuar në administratën komunale, ndërsa dje përfundoi edhe konkursi i fundit për punësime në administratën komunale ku u pranuan edhe 22 shqptarë të tjerë të rinj dhe të reja të moshës mesatare 23 vjeçare.

Kjo është një arritje shumë e madhe e gjithë historisë së Komunës së Strugës në të cilën Ramiz Merko është i vetmi kryetar i cili ka punësuar më shumë shqiptarë se të gjithë kryetarët e mëparshëm së bashku.

Marketing