Strugë, nuk ka raste të reja me Kovid-19, 2 të shëruar

Nuk janë regjistruar raste të reja me Covid-19 në Strugë, ndërsa janë shëruar 2 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë qytet arriti në 69, 12 prej të cilëve ndërruan jetë.

Marketing

Momentalisht raste aktive në Strugë dhe rrethinë ka 4 dhe ato janë në gjendje stabile. Duke qenë se situata është e qetë dhe fluksi i të infektuarve ka rënë, struganët janë më të relaksuar.

Megjithatë, vazhdojnë të respektojnë rregullat. Edhe pse qyteti ka qenë i mbushur pothuajse sikurse ditët e zakonshme, me maska në fytyrë, qytetarët respektojnë rregullat dhe ruajnë distancën e rekomanduar sociale.

Edhe pse nuk pranojnë të flasin, qytetarët e Strugës janë në pritje të lehtësimit të masave, me qëllim që të mund të fillojnë sezonin turistik.

Marketing