Strugë, nuk ka raste të reja me të prekur nga Covid-19

Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në qytet dhe rrethinë është 9, përfshirë edhe dy viktimat.

Marketing

Megjithatë, testimi i qytetarëve vazhdon të bëhet. Edhe pse numri i të infektuarve ditët e fundit ka shkuar në rritje, kjo nuk i ka bërë një pjesë të qytetarëve të respektojnë rekomandimet nga qeveria.

Në qytet sërish janë vërejtur njerëz në turma, duke mos respektuar distancën e rekomanduar sociale, si dhe një pjesë e qytetarëve dalin pa maska mbrojtëse.

Megjithatë, masat për parandalimin e përhapjes së virusit çdo ditë e më shumë shtohen.

Nga komuna e Strugës kanë lajmëruar se sot kanë realizuar një takim me Myftininë e Bashkësisë Islame në Strugë, ku është diskutuar për situatën e deritanishme të situatës me COVID-19 dhe për masat e tjera që mund të merren për të parandaluar raste të reja të virusit.

Nga Bashkësia Islame – Strugë kanë lajmëruar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë më Këshillin Koordinues të komunës.

Në këtë takim të dyja palët kanë rënë dakord që të fillohet edhe testim vullnetar, që të gjithë qytetarët që kanë simptoma të virusit të testohen, me qëllim që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve.

Nuk mungojnë edhe apelet e shumta të komunës së Strugës, spitalit të qytetit dhe mjekëve deri tek të gjithë qytetarët, që të respektojnë rregullat.

Marketing