Strugë, peshq të ngordhur në shtratin e lumit Drini i Zi

Peshq të ngordhur në shtratin e lumit Drini i Zi në Strugë. Në disa vende ku nuk ka ujë, ka peshq të vegjël të bllokuar në baltë. Por banorët e Strugës thonë se një gjë të tillë nuk e mbajnë mënd asnjëherë. Për fat të keq, shumica e tyre janë të ngordhur.

Marketing

Situatën aktuale e krahasojnë me katastrofë ekologjike Edhe pse reagimet fillestare në publik janë se kjo është për shkak të pastrimit të shtratit të lumit nga ana e ELEM-it, nga kompania kanë shpjegim tjetër.

Nga filiali ELEM-it në Strugë, HEC Drini i Zi për Alsat thonë se këto ditë ka pasur një rënie të nivelit e lumit për shkak të aktiviteteve ndërtimore në afërsi të urës së çarshisë, por nuk kanë informacione për gjendjen aktuale, shkruan Alsat-M.

“Për shkak të gërmimit të themeleve për aktivitete ndërtimore, niveli duhet të reduktohet në mënyrë që të mos ketë probleme me ujin. Për zvogëlimin e nivelit u informua edhe kryetari i komunës me kërkesë të investitorit”, thonë nga HEC Drini i Zi.

 

Marketing