Strugë, regjistrohen dy persona me virusin korona

Në qytetin e Strugës janë regjistruar dy rastet e para të prekur nga virusi korona.

Marketing

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga fshati Tatesh i Strugës, të cilët pas testeve të kryera në punktin për testim në Strugë kanë rezultuar pozitiv. Lajmin e kanë konfirmuar për TVM2 nga Spitali i Strugës, ndërsa detajet mbetet ti paraqes minsitria e shëndetësisë.

Ndërkohë në struganët të cilët kanë ardh nga vendet e prekura nga virusi korona, qëndrojnë në izolim shtëpiak, dhe kohë pas kohe kontrollohen edhe nga policia.

Ndërkohë në kuadër të amsave parandaluese për përhaljen e virusit nga komuna e Strugës paralajmërojnë se prej nesër, do të mbyllet për një kohë të pa caktuar tregu për shitblerje të gjërave të vjetra, ndërsa vazhdon edhe aksioni i dezinfektimit, të rrugëve, institucioneve lokale si dhe hapësirat publike më të frekuentuara.

Marketing