Strugë, shkolla “Niko Nestor” me pamje të re

“SHMK “Niko Nestor” filloi vitin e ri shkollor me pamje të re dhe kushte të përshtatshme për nxënësit e kësaj shkolle. Të premten e kaluar pas vizitës në SHMK “Ibrahim Temo” shefi arsimit z. Dashmir Nasufi , drejtori i NPN “Proaqua” Jeton Shaqiri si dhe disa prej këshilltarëve vizituan edhe SHMK “Niko Nestor” për të parë nga afër punët dhe rekonstruimin e klasave të kësaj shkolle.

Marketing

Viti shkollor 2019-2020 për nxënësit e SHMK “Niko Nestor” siç shpjegoi dhe vet drejtori i shkollës z. Mile Poposki fillon me WC të rinovuara komplet, me dysheme të plastifikuar dhe dyer të reja në disa prej klasave, korridoreve dhe kabineteve.

Fillon me 40 kompjuterë të rinj, 4 tabela smart, me stacion total, skener dhe instrumente të tjera gjeodike si dhe materiale të tjera të nevojshme për nxënësit e kësaj shkolle.
Përveç asaj në çatinë e shkollës janë vendosur panele solare të cilat do të shërbejnë si burim energjie, ndërsa salla sportive e shumëpritur është në fazën përfundimtare .
Kryetari Merko vazhdon ti përkrahë shkollat e Komunës së Strugës.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës.

Marketing