Strugë, Shkup, Tetovë, tre vrasje për tre ditë!

Tre vrasje të ndryshme brenda tre ditëve kanë tronditur banorët e Strugës, Shkupit, Tetovës por edhe të tërë Maqedonisë.

Marketing

Fillimisht më 28 shkurt në mesditë, në fshatin Pohum të Strugës u qëllua për vdekje 23 vjeçari, Z.B., ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur. Incidenti ka nisur kur personi me inicialet U.B. i lindur në vitin 1997 ka gjuajtur me armë mbi personin me inicialet Z. B., i lindur në vitin 1996 dhe V.B., i lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë. Gjatë ditës së djeshme nga Prokuroria lidhur me rastin njoftuan se dorasi nuk ka qenë i vetëm dhe se është ndihmuar edhe nga dy persona tjerë të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit.

Një ditë më vonë në fshatin Shishovë të Shkupit u qëllua për vdekje një person ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Viktima është 20 vjeçari Ajdin A. ndërsa i plagosur ka mbetur 36 vjeçari G.A. Sipas policisë në drejtim të tyre ka shtënë E.S. nga i njëjti fshat. Ajdini ka qenë në makinën e tij BMW së bashku me dy persona tjerë. Në një moment atyre u është afruar makina “Mercedes” në të cilën ka qenë E.Sh. Ai me makinën e tij për një moment ka ndaluar, ndërsa nga makina kanë dalë edhe Ajdini, G.A dhe personi i tretë, S.T.
E.SH së pari ka qëlluar me armë zjarri G.A-në, dhe më pas edhe Ajdinin.

Ndërkaq mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate në afërsi të Spitalit të Tetovës për vdekje u qëllua një person tjetër. Informacionet flasin se viktima është 43-vjeçari A.A pronari i një ëmbëltoreje. Policia pritet që gjatë ditës të del me detaje lidhur me vrasjen.

Marketing