Strugë, u mbajt edicioni i 30 i festivalit “Këngë Jeho”

Këtë fundjavë, njëri nga evenimentet më të rëndësishme të këngës dhe valleve shqiptare në Strugë, festivali tradicional “Këngë jeho” shënoi edicionin e 30. Festviali ndryshe nga viti i kaluar ku përshkak të pandemisë u mbajt vetëm një natë, këtë vit vazhdoi traditën disa vjeçare dhe u realizua 3 netë. Nga kryesia e festivalit thonë se çdo gjë shkoi siç ishte planifikuar dhe patën reagime mjaft të mira nga publiku strugan, edhe pse koha ishte me shi, interesimi për të parë dhe dëgjuar këngët dhe vallet shqiptare nga të gjitha trevat, ishte mbreslënës.

Marketing

“Edhe unë vetë nuk e kam besuar se në këtë mënyrë do ta realizojmë, me kaq sukses të madh pasi në këtë feswtival mirrnin pjesë 3 ansmble shtetërore, i Shqipërisë, Maqedonisë dhe i Kosovës, pra ishin aq shumë të përgatitur saqë Strugën brenda 3 netlve e kënaqën me programet e tyre të larmishme veç kësaj dhe shoqëritë tjera, nga Kumanova Bajram Shabani, Emin Duraku dhe ansambli i Tetovës Gjergj Zeqiri, ishin aq shumë të përgatitur, diçka që do të mbetet në kujtesën gjegjësisht në vjetorin e 30 të festivalit Këngë Jeho.”, tha Zini Jusufi, drejtori i festivalit.

“Vetë prezenca e publikut 3 orë rrjesht dhe që nuk ikishin në fund tregon se të gjitha mesazhet të gjitha vlerat, i gjithë ai mund, organizim ka shkuar tek spektatorët dhe e ka vlerësuar. Ky festival mendoj që e ka krijuar fizinominë e tij, kriteret që ka vendosur në fillimit komiteti organizator janë realizuar, vetë jetëgjatësia e tij ka treguar që ai këto komponentët i ka vlerësuar edhe në masën më të madhe i ka realizuar.”, tha Llesh Nikolla, regjisor dhe udhëheqës i festivalit.

Në festival përveç ansambleve nga vendi morën pjesë edhe shumë ansamble nga Kosova dhe Shqipëria.

“Sinqerisht po ju them edhe në këto kushte po shihet se ka reshje, plus që është pas pandemie ky festival, jashtëzakonisht mirë, më mirë se sa kemi pritur po patjetër që ka qenë mirë sepse për tri mbrëmje kanë qenë tri ansamble profesionale, gjithë kombëtare që e rujnë traditën, vlerën tonë, që kulturën e japin nëpër botë, ansambli nacional i Shkupit, ansambli shtetëror i Shqipërisë, Tirana dhe ansabmli shtëtror i Kosovës. Ansamble që janë formuar para 5 dekadave, performuan këtu dhe normal që ky festival ishte ndër më të mirat deri më tani.”, tha Dilaver Kryeziu, koreograf.

Edicioni i 30 i festivalit tradicional “Këngë jeho” që mbahet në Strugë, u konsiderua edhe si një ndër vitet më të suksesshme të festivalit.

Marketing