Strugë,filluan punimet për riparimin e Sistemit të Kolektorit

Iniciativa e ish Ministrit për investime të huaja dhe kryetar aktual I Komunës së Strugë z.Ramis Merko, rezultoi me projektin aktual shumë të rëndësishëm që u finalizua me ndarjen e NPN Proaqua-s në tre ndërmarrje të Veçanta, edhe atë Sistemi I Kolektorit, Ujësjëllësi dhe Kanalizimi – Strugë dhe Ujësjellësi i Ohrit. Edhe pse janë bërë punë kolosale në këtë drejtim, të inicuara kryesisht nga Kryetari Ramis Merko, kjo që është bërë deri tani është vetëm një pjesë e vogël e punës e cila në vazhdim do të kryhet për sanimin e rrjetit të kolektorit në gjatësi prej rreth 28 km dhe sanimin e rrjetit të kanalizimit fekal, ujrave atmosferik në Strugë dhe rrethinë në gjatësi prej 87km, duke pastruar dhe izoluar nga brendësia të gjithë gypat për ti mbrojtur nga ujrat nëntokësorë dhe te shiut, punë me rëndësi të madhe për mbrojtjen e Liqenit, qytetarëve të Strugës dhe rrethinës e më gjërë, nga përmbytjet, ndotjet dhe inflitrimi i ujrave atmosferikë.

Marketing

Marketing