Strugë,në Çerdhen “8-të Marsi” po kryhet rekonstruimi i brendshëm dhe jashtëm

“Në Çerdhen për fëmijë “8-të Marsi” në Strugë ku bëjnë pjesë Çerdhja “Dielli” dhe Çerdhja “Flutura”, me iniciativë të drejtorisë së çerdhes dhe me ndihmën e institucioneve komunale të Komunës së Strugës, ka filluar dhe po realizohet rekonstruimi dhe rregullimi i brendshëm dhe jashtëm i çerdhes.

Marketing

Në klasat e fëmijëve dhe ambientin tjetër rregullohet parketi dhe muret e brendshme, vendoset ndriçim i ri dhe bëhet dekorimi i ambientit, ndërsa në pjesën e jashtme bëhet pastrimi i të gjithë hapësirës së oborrit dhe përreth objekteve, bëhet vendosja e bekaton pllakave të reja në të gjitha hapsirat e nevojshme, tamponimi i disa pjesëve përreth objekteve, rregullimi dhe vijëzimi me ngjyrë i hapësirës përreth objekteve që do të shërbej për parkim dhe shumë aktivitete tjera për kushte më të mira për fëmijët.

Gjithashtu në këtë periudhë është realizuar donacion, janë donuar lojra për fëmijët dhe shumë shpejt do të sigurohen dhe realizohen investime dhe donacione tjera për inventar të brendshëm dhe lojra të ndryshme.

Nga ana e drejtorisë së çerdhes deklarojnë se edhe në të ardhmen rregullisht do të punohet në rregullimin dhe mirëmbajtjen e çerdhes, me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës.

Në Çerdhen "8-të Marsi" në Strugë po kryhet rekonstruimi i brendshëm dhe jashtëm! Në Çerdhen për fëmijë "8-të Marsi"…

Publiée par Komuna e Strugës / Општина Струга / Municipality of Struga sur Jeudi 7 novembre 2019

Marketing