Strumicë, trajnime për prodhimet organike

Bujqit dhe përdoruesit e produkteve të tyre në rajonin e Strumicës nuk janë mjaftueshëm të informuar në lidhje me prodhimet organike të ushqimit. Këtë e tregon hulumtimi i Shoqatës për fermerë PROAGRO. Prandaj, është organizuar një trajnim me qëllim për të ngritur vetëdijen tek qytetarët për anën e dobishme të ushqimit organik.

Marketing

“Qëllimi i projektit tonë është që të rritet niveli për përdorim dhe mundësitë gjatë zbatimit të prodhimeve organike, si dhe zbatimi i mjeteve mbrojtëse organike. Gjithashtu qëllimi është që të rritet zbatimi i ushqimit të shëndetshëm organik me atë që do të organizojmë më shumë trajnime me temën “prodhimtaria organike”.

Tribunat dhe trajnimet do ti organizojë shoqata ProAgro fermerë, dhe do të mbahen në zonat rurale në Komunën e Strumicës me temën “prodhimtaria organike” në të cilën do të kyçen më shumë ekspertë nga sfera e prodhimtarisë organike”, tha Aleksandra Janeva – PROAGRO FERMERË.

Nga kompania Balkan Biosert, e cila kryen certifikime ndërkombëtare, thonë se prodhimet organike në Maqedoni janë realitet. Në vitin 2017 ka pasur 480 prodhues organik të certifikuar, ndërsa në nivel vjetor ky numër rritet për 20%, që është tregues i mirë se bujqësia është duke u zhvilluar në drejtim të mirë.

“Prodhimtaria organike mund të themi se rritet vazhdimisht por me një përqindje të caktuar pasi që ende rritet interesimi tek prodhuesit konvencional për të zgjedhur prodhime organike.

Përparësia momentalisht tek ata të cilët duan të fillojnë dhe tek prodhuesit e certifikuar është që shteti tani më ofron ndihmë financiare shtesë prej vitit 2018 për të gjithë prodhuesit organik dhe shteti mbulon 50% të shumës së paguar për marrje të certifikatës”, u shpreh Boban Dimovski – BALLKAN BIOSERT.

Dimovski shton se në të gjitha rajonet në Maqedoni ekzistojnë prodhues të certifikuar për degë të ndryshme të bujqësisë, por numri i prodhuesve të ushqimit organik është ende i ulët. Ushqimi organik në Evropë çdo vit kërkohet më shumë, ndërsa në vazhdimësi rriten edhe të ardhurat nga produktet e tilla. Bashkimi Evropian, me shitje vjetore prej më shumë se 33 milionë euro produkte organike në vitin 2016, konsiderohet si tregu i dytë nga rëndësia, pas SHBA-ve.

Marketing