Studentët e Northern Illinois University e vizituan Universitetin e Tetovës

Një grup studentësh nga programi studimor Management Business Administration (MBA), i Northern Illinois University,  në kuadër të vizitave nëpër kompani të ndryshme të Maqedonisë, po ashtu e vizituan edhe Universitetin e Tetovës.

Marketing

Në këtë vizitë ata ishin të udhëhequr  nga Prof. Dr. Jens Mueller si dhe drejtori i shërbimeve studentore në Fakultetin Ekonomik të NIU-së, Burim Ramadani.  Në Universitetin e Tetovës ata u pritën në takim nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Arbër Çeliku, si dhe nga përfaqësuesit e Zyrës për Shkencë dhe Inovacion dhe diskutuan rreth metodologjisë së programeve të ndryshme studimore, rreth klimës së bashkëpunimit mes studentëve të dy universiteteve e kështu me radhë.

Universiteti i Ilinoisit Verior si dhe Universiteti i Tetovës kanë një bashkëpunim të shkëlqyer ndërinstitucional në shumë sfera shkencore, ndër të cilat vlen të theksohet hapja e programit të  përbashkët studimor në studime master në Administratë Biznesi, organizimi i konferencave të përbashkëta studimore dhe pjesëmarrja në disa projekte kërkimore – shkencore.