Studentët e UT-së angazhohen për promovimin e paqes(Foto)

Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës iu bashkua Grupit Internacional të të Rinjve për
Paqe (GIRP – IPYG ) nga Koreja Jugore, duke u bërë pjesë e projektit “Peace Walk”.
Studentët nga të gjithë fakultetet e Universitetit të Tetovës marshuan së bashku në kampusin e
Universitetit, duke dhënë mesazhe për paqe në botë dhe ruajtjen e saj. Ato përmes këtij marshi kishin për
qëllim sensibilizimin e popullatës sonë për rëndësinë që ka paqja dhe se ajo duhet të dominojë gjithandej
në botë.
Kryetari i Parlamentit Studentor, Islam Imeri i falënderoi të gjithë studentët për gatishmërinë e
tyre që tregojnë për të kontribuar në aktivitete të ndryshme të cilat janë në interes jo vetëm për ata, por
edhe për shoqërinë në përgjithësi.
Ai, gjithashtu tha se në marshin e paqes kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i studentëve
duke dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e tyre për të ndihmuar paqen duke kontribuar gjithsecili në
mënyra të ndryshme dhe se vetëm përmes paqes do të mund të eliminohet çdo lloj dhune apo konflikti.
Marshi për paqe i studentëve u përmbyll para Qendrës për Paqe dhe Menaxhim Transkulturor të
Universitetit të Tetovës.

Marketing

Marketing