Studentët e UT-së në simpoziumin shkencor të Shoqatës Stomatologjike Shqiptare

Në ambientet e Fakultetit të Administrimit të Biznesit të Universitetit të Tetovës në Kumanovë, më 9. 6. 2019, u mbajt simpoziumi shkencor, me temë: “Malokluzioni i klasës së III-të, Diagnostifikimi dhe Tretmani”, i organizuar nga Shoqata Stomatologjike Shqiptare.

Marketing

Në këtë simpozium morën pjesë stomatologë dhe studiues të kësaj fushe nga vendi dhe më gjerë. “Destruimi dhe rigjenerimi i paradontit dhe implikimi ortodontik”, ishte tema e punimit që u prezantua nga Prof. Dr. Stjepan Shpalj nga Universiteti i Rjekës në Kroaci – Katedra për ortodonci, ndërsa Dr. Rozela Xhemnica nga Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë – Departamenti i Stomatologjisë, e trajtoi temën: “Problematikat e moshës në trajtimin e pacientëve me malokluzion të klasës së III”.

Ky simpozium, përveç punimeve të emrave eminentë të stomatologjisë nga rajoni, pati edhe punime nga profesorë të universiteteve të vendit tonë, mes tyre ishin edhe punimi shkencor, me temë: “Kaninët e impaktuar, protokollet bashkëkohore diagnostike – terapeutike”, i Doc. Dr. Sabetin Çerkezit, nga Katedra e stomatologjisë e UT-së, dhe punimi i Dr. Elena Petrova nga Katedra për ortodonci e Fakultetit të Stomatologjisë në Shkup, e cila punimin e saj e kishte titulluar: “Në botën e klasës së tretë”.

Kryetari i Shoqatës Stomatologjike Shqiptare, Doc. Dr. Kenan Ferati tha se ky simpozium, përveç prezantimit të punimeve shkencore, solli edhe shumë prurje të reja nga fusha e stomatologjisë dhe shtoi se pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë edhe njohje të reja profesionale, përfshirë këtu shkëmbimin e përvojave mes tyre, me një qasje mjaft multidiciplinare të stomatologjisë moderne bazuar në trendët më bashkëkohore të stomatologjisë.

Po ashtu, Doc. Dr. Kenan Ferati, vlerësoi se përmes këtyre organizimeve shumë shpejt edhe stomatologët nga vendi ynë, përshirë edhe studentët e stomatologjisë të Universitetit të Tetovës, do të jenë në të njëjtin nivel me stomatologët nga rajoni dhe bota.

Marketing