Studentët nga Panamaja në punë praktike te Dauti Komerc

Përveç studentëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe rajoni përvojat dhe sukseset e kompanisë Dauti Komerc, tanimë mund ti shijojnë edhe student nga e mbarë bota. Kjo kompani është shëndruar çerdhe e dy studentëve nga Panamaja të cilët po bëjnë punë praktike. Alyson Guillen dhe Kaiser Castillo, janë dy studentët nga Universiteti teknologjik i Panamasë, të cilët gati dy muaj po shfrytëzojnë praktikat dhe përvojat e kompanisë Dauti Komerc, të cilat më pas do të mund ti përcjellin edhe vendin e tyre.

Marketing

Ky shkëmbim i studentëve, do të lidhe tregjet e punës, por edhe mundësitë e bizneseve që të zgjerohen jashtë kufijve dhe njëkohësisht do të ndikojnë, në zgjerimin e mundësive për të rinjët nga mbarë bota që të pasurohen me njohuri dhe përvoja të ndryshme. Kompania Dauti Komerc, ju jep mundësi studentëve dhe nxënësve jo vetëm nga Maqedonia e Veriut por edhe nga rajoni.

Kompania ka bashkëpunim të ngushtë me të gjitha Universitetet dhe shkollat e mesme duke ju mundësuar studentëve punë praktike.

Përmes zbatimit të praktikës studentore, studentit praktikant ka mundësi të realizojë zhvillim akademik dhe personal, të mësojë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe autonome, madje edhe të përmirësojë relacionin me komunitetin e tij duke njohur përfitimin e përbashkët nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ideve dhe njohurive.

Marketing