“Studentët pa INDEKSA” dhe dështimi i protestës

Rami MISLIMI

Marketing

Euforia e studentëve të Tiranës i kaploi edhe studentët të universiteteve në Maqedoni. Për dallim nga studentët e Tiranës, studentët protestues në Tetovë nuk kishin as pika konkrete e as organizim të mirëfilltë. Nga dita e parë e protestës, protesta u përgjysmua dhe protesta u bë qesharake pasi shumica e studentëve protestues nuk kishin as INDEKSA që do të thotë ose ishin student që kishin mbaruar studimet ose ishin nga universitetet tjera dhe kërkonin të drejtat e tyre n UT ose ishin “militant” të vegjël partiak që u munduan të bëjnë diçka dhe të mburren me atë se janë pikërisht këta student që e dridhnin shtetin.

Është e vërtet se në gjithë botën kanë fituar studentët, gjithashtu është e vërtet se studentët kanë ndryshuar madje edhe qeveritë, kanë dhënë dorëheqje edhe kryeministra e ministra, rektor e profesorë, por jo me këtë lloj proteste dhe pa pik organizimi pa pik qëllimi t kërkosh diçka pa e ditur çka duash.

Nuk dua të futem nëse ka ndonjë infiltrim partiak opozitarë, pasi kjo më pak rëndësi ka në protestat e studentëve, pasi gjithë thelbi i protestës është që studentët të fitojnë atë që duhet ta kenë si studentët e vende më të zhvilluara.

Sot kur nga Rektorati pranuan që të flasin hapur për kërkesat e tyre që edhe vet shumica e protestuesve nuk e kanë idenë, dolën që 10 student kishin INDEKSA dhe 50 protestues të tjerë që sot morën pjesë në protestë nuk kishin INDEKSA.

Një dyshim i madh lind se çka duan para UT-së, studentët që nuk janë student Universitetit të Tetovës, çka në fakt ata protestojnë dhe nuk e dinë se cilët kërkesa duhet të realizohen, cilët kërkesa i realizon Universiteti, cilët Ministria e cilët Qeveria.

Pse protesta quhet e dështuar, jo që UT-ja nuk pranon “dëshirat” e tyre që i kanë kopjuar nga protestat e studentëve të Tiranës, por që realisht studentët protestues nga euforia që kanë dashur të bëhen kopjues kanë harruar në thelb se pse protestojnë.

Pas lajmit se do të protestojnë studentët në Tetovë, u përpiluan edhe 15 kërkesa brenda orës me miliona gabime, u bënë pankarta të kopjuara nga Tirana dhe u shpërnda në rrjetet sociale pa e ditur saktë se kush i përpiloi duke bërë edhe gabime të thirrura në ato kërkesa.

Studentët protestues nuk kishin të qartë se çka kërkojnë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Nënë Tereza.

Edhe pse ata thonin se ka student nga gjithë universitet, kërkesat nuk ishin të definuar që do të thotë se euforia e ardhur nga Tirana ju ka ngatërruar edhe qëllimin fisnik të tyre për të kërkuar nga ato institucione ku vet ata studiojnë.

Studentët protestues të Tetovës, nuk dolën hapur se Universiteti “Shën Kiril Metodi” në Shkup i ka tarifat më të ultë se ai i Tetovës, pse UT-ja i ka më shtrenjtë participimet se ai i Shkupit dhe kështu që protesta që mbështet sa më masovikisht.

Studentët e Tetovës, kërkonin të ndalohet korrupsioni, por nuk përmendin asnjë emër, nuk denoncojnë asnjë emër, kërkojnë të ndalet diskriminimi në baza gjinore dhe kushtëzimi i studenteve me akte të turpshme për shkëmbim të notave, por nuk thonë asnjë emër të profesorëve.

Kërkojnë të ndalohet nepotizmi në Universitet, por nuk thonë se kush është punësuar, cili ësht trungu familjar në UT, UEJL dhe Universitetin Nënë Tereza.

Kërkojnë të rishikohen titujt akademik dhe verifikimi i plagjiaturave, por nuk thonë asnjë emër që do të thotë se euforia e Tiranës është e afatizuar dhe studentët euforik nuk protestojnë për të përfituar si student por për tu “çallamuar” para të tjerëve se unë protestojë.

Një gjë dihet, se studentët pa INDEKSA dhe euforik nuk mund të ndryshojnë as universitet, as shtetin e as shoqërinë, ata mund të ndryshojnë vetëm çmimin e kafeve dhe hamburgerëve.

UT-ja është universitet që ka shumë mangësi, por që ka arritur të mbijetojë pas shumë sulmeve të aparatit shtetëror, dhe shqiptarëve dashakëqijtë, atyre që nuk kanë dashur që ky Universitet të rregullohet, por të prishet, por “Foshnja e Vdekur” rritet dhe ajo do të vazhdojë të rritet.

Unë vazhdojë të jem me studentët protestues, por që kanë INDEKSA, dhe ata që e dinë se çka duan dhe jo ata që duan të fotografohen se janë protestues.

Marketing