Studentët u rikthehen protestave

Studentët rifillojnë sot protestën e tyre para Kryeministrisë së Shqipërisë. E para për këtë vit do të fillojë në orën 8:30 në fakultete, orë kur ata do të bojkotojnë leksionet për të marshuar drejt godinës së qeverisë.

Marketing

Në orën 10:00, të gjithë do të jenë aty për të lëshuar thirrjet e para dhe kërkesat e tyre të paplotësuara.
“Ne nuk bëhemi vegël e politikës. Nuk dorëzohemi. Përballë Kryeministrisë!”, kjo është motoja e re e të revoltuarve.

Marketing