Studim: Përdorimi i telefonave para gjumit i dëmshëm

Close up of little boy watching cartoons on the digital tablet at night with copy space

Vazhdimisht është thënë se përdorimi i tepërt i ekraneve nga fëmijët është i dëmshëm, por pak prova ka për ta vërtetuar këtë.

Marketing

Mjekët thonë se prindërit duhet të shqetësohen më pak, për sa kohë që ata kanë një farë kontrolli mbi kohën që fëmijët kalojnë në ekran.

Rekomandimet që vijnë pas një studimi të realizuar në Britani, tregojnë se duhet evituar përcaktimi kohor, mirëpo është e rëndësishme që fëmijët të mos përdorin telefonat apo tabletët të paktën një orë para gjumit.

Ekspertët thonë se është e rëndësishme që përdorimi i ekraneve të mos cenojë gjumin, ushtrimet stërvitore dhe kohën me familjen.

Debati në lidhje me kohën që të rinjtë kalojnë para ekraneve është i nxehtë. Sidoqoftë, ky studim i fundit i ulë pak shqetësimet.

Marketing