Studimi: Gjermanët kundër ndihmës financiare për sportet profesioniste

Rreth dy të tretat e gjermanëve kundërshtojnë ndihmën financiare për sportet profesioniste mes shpërthimit të koronavirusit, sipas një studimi të publikuar sot.

Marketing

“YouGov Germany” zbuloi se 63% e 2 041 personave të anketuar në fund të prillit kundërshtojnë masa të tilla. Vetëm 19% do të ishte në mbështetje të një ndihme të tillë, ndërsa 18% ishin të pavendosur ose nuk dhanë detaje.

Shefi i Konfederatës Olimpike Gjermane të Sporteve (DOSB), Alfons Hoermann ka kërkuar ndihmë financiare për të mbrojtur sportin në vend.

“Jemi në bisedime me politikanë në të gjitha nivelet mbi programe ndihme. Nëse nuk na sigurohet kjo ndihmë, atëherë sporti gjerman në të gjithë larminë dhe cilësinë e tij, nuk do të jetë më ai që ishte më parë”, deklaroi Hoermann