Studimi i ri: Dritat e rrugës rritin rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë!

Një studim i ri thotë se llampat e rrugës rritin dukshëm rrezikun e kancerit të gjirit .

Marketing

Të gjitha ato gra që janë më shumtë të ekspozuara ndaj niveleve të larta të dritës artificiale gjatë natës, ka gjasa tu zhvillohet kanceri i gjirit deri në 10%, shkruan Daily Mail.

Kanceri i gjirit prek më shumë se dy milion gra në nivel global çdo vit.Një studim amerikan vlerësoi pothuajse 200,000 gra mbi 16 vjet me këtë sëmundje.

Sipas studimit, gratë që janë ekspozuara në zonat me nivele të larta të ndotjes së dritës kanë dhjetë përqind më shumë të ngjarë të zhvillojnë kancer të gjirit sesa gratë në zona me dritë të ulët gjatë natës.

Të jetosh në një metropol të gjallë mund të rrisë mundësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit në krahasim me të jetuarit në fshat, thotë tutje ky studim.

Edhe pse studimi nuk jep një shpjegim për lidhjen, hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se drita artificiale mund të ndërhyjë në prodhimin e hormonit melatonin, i cili pengon rritjen e qelizave të caktuara të kancerit.

Kanceri i gjirit prek më shumë se dy milion gra në nivel global çdo vit dhe pretendon jetën e 11.500 grave vetëm në Mbretërinë e Bashkuar çdo 12 muaj.

Marketing