Studimi i shërbimeve celulare në Shqipëri, One kompania më e mirë

Kompania pas aplikacionit të testimit të shpejtësisë së internetit OpenSignal ka publikuar ditën e sotme raportin e saj të parë për Shqipëri duke zbuluar gjetje mjaft interesante për tregun e komunikimeve elektronike në vend.

OpenSignal është një kompania e pavarur e cila kryen matje dhe testime për të analizuar eksperiencën mobile të konsumatorit. Studimet e tyre japin një paraqitje të eksperiencës së vërtetë që marrin përdoruesit e shërbimeve celulare.

Në raportin e OpenSignal vihet re një garë e egër mes Vodafone Albania dhe One Telecommunications në të gjitha kategoritë. Në tre prej tyre One del mbi Vodafone ndërsa ky i fundit kryeson në dy kategori.

Marketing

Në dy kategori të tjera kompania renditen aq afër sa çmimi ndahet mes tyre. Kategoritë e studimit të OpenSignal ndahet në: Eksperiencë Video, Experiencë Video-lojëra, Eksperiencë Zanore, Eksperiencë e Shpejtësisë së Shkarkimit, Eksperiencë e Shpejtësisë së Ngarkimit, Mbulimi me 4G dhe Eksperienca e Mbulimit 4G.

Në kategorinë e eksperiencës video Vodafone është në krye duke marrë 74.2 pikë ndjekur nga One me 68.1 pikë dhe ALBtelecom me 61.6 pikë.

Në eksperiencën e videolojërave One kalon në avantazh me 73.4 pikë, ndjekur nga Vodafone me 70 pikë dhe ALBtelecom shumë larg me 47.9 pikë.

Në eksperiencën zanore One përsëri është në krye me 81.8 pikë, ndjekur nga Vodafone me 80.8 pikë dhe ALBtelecom me 76.9 pikë.

Shpejtësia mesatare e shkarkimit e paraqitur në Mbps rezulton më e lartë për One me 33.3Mbps, ndjekur nga Vodafone me 32.2Mbps dhe ALBtelecom përsëri mjaft larg me 13.2Mbps.

Në shpejtësinë mesatare të ngarkimit One përsëri kryeson me 10.9Mbps ndjekur nga Vodafone me 9.1Mbps dhe ALBtelecom me 5Mbps.

Investimet e fundit në infrastrukturë së bashku me ribrandimin nga Telekom Albania në One duket se kanë dhënë frytet e vete. OpenSignal gjeti se abonentët e One shijojnë mbulim me 87.6%, ata të Vodafone shumë pranë me 87.4% dhe ALBtelecom me 73.2%.

Sa i përket eksperiencës së mbulimit Vodafone kryeson me 7.8 pikë ndjekur nga One me 7.4 pikë dhe ALBtelecom me 4.6 pikë.

Nga 8 kategoritë e testimit, One triumfon në 6 prej tyre ndërsa prej 2 tyre i përkasin Vodafone Albania. Testimi është mbështetur në informacione të grumbulluara gjatë periudhës 1 Janar – 31 Mars 2021. Raportin e plotë mund ta shikoni duke vizituar këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Marketing