Studimi, këto janë dy gjërat që CR7 bën më mirë se Messi

“CIES”, qendra e studimeve sportive, ka publikuar një raport ekskluziv të bazuar në statistikat e grumbulluara nga OptaPro për të vlërësuar çdo lojtar dhe për të zbuluar se kush dominon në një statistikë të caktuar.

Marketing

Studimi ka bërë një zbulim befasues që ka lidhje me dy lojtarët më të mirë në planet: Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Juventus, në fakt, ka një përqindje më të sukseshme të pasimeve (81 kundër 75%) dhe të topave të rikuperuar (19 kundër 16).

Të dy lojtarët po tregojnë talentin e tyre të jashtëzakonshëm edhe në këtë sezon. Pas transferimit të tij në Itali, Ronaldo ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë të njëjtin numër asistesh për bardhezinjtë në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet.

Ndërkohë, Messi po bën akoma më mirë. Argjentinasi ka shënuar 12 gola në po kaq ndeshje të luajtura, të shoqëruar me 6 asiste. Megjithatë, ylli i Barcelona-s është i dëmtuar aktualisht dhe pritet të kthehet në fushë në mesin e nëntorit.