Studimi: Nga koronavirusi më të rrezikuar janë të moshuarit dhe të sëmurët

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë publikuar detajet e para të më shumë se 70,000 rasteve të Covid-19, në studimin më të madh që prej fillimit të shpërthimit.

Marketing

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbuluan se në më shumë se 80% e rasteve më të rrezikuar janë të sëmurët dhe të moshuarit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Studimi tregon gjithashtu rrezikun e lartë për personelin mjekësor.

Gjetjet vendosin nivelin e përgjithshëm të vdekjes së virusit Covid-19 në 2.3%.

Në Hubei, krahina më e prekur, niveli i vdekjeve është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit.

Shifrat më të fundit zyrtare të Kinës të publikuara të martën vendosin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,868 dhe 72,436 të infektuar.

Marketing