Stuhi e fuqishme në Zagreb, janë vërshuar rrugë dhe ndërtesa

Zagrebi mbrëmë u godit nga një stuhi e fuqishme, e cila shkaktoi vërshime në disa pjesë të kryeqytetit të Kroacisë.

Marketing

Siç transmeton portali Indeks, reshjet e shiut në Zagreb filluan rreth orës 21:00, që më pas u shndërruan në stuhi, shoqëruar me erë të fuqishme dhe vetëtima.

Disa linja të tramvajit u ndërprenë, një numër i madh i rrugëve u vërshuan dhe për atë shkak ishin të pakalueshme, ndërsa autoritetet e qytetit u rekomandonin qytetarëve të mos lëvizin me automjete.

Shërbimet zjarrfikëse dhe kujdestare tërë natën ishin në terren. Ata kryen mbi qindra intervenime, ndërsa gjatë njërit prej tyre, ndërroi jetë edhe një zjarrfikës, të cilit iu përkeqësua gjendja.

Marketing