Stuhia e dëborës godet autostradën, përplasen 134 makina (FOTO)

Rreth 134 makina u përfshinë në një aksident në Japoni ditën e sotme, teksa  një stuhi dëbore goditi një pjesë të autostradës. Si pasojë  një person ka humbur jetën dhe  disa të tjerë u plagosën.

Marketing

Stuhia ka prekur një pjesë të autostradës “Tohoku Express” në prefekturën Miyagi rreth mesditës në një gjatësi rreth 1 km.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e dëborës intensive, e cila e bëri të pamundur pamjen për drejtuesit e automjeteve, raporton “Reuters”.

Sipas autoriteteve lokale, shpejtësia e erës në momentin e aksidenti ishte rreth 100 km / h. Rreth 200 njerëz u përfshinë në aksident dhe 12 prej tyre u dërguan në spital.

Së fundmi Japonia është goditur nga stuhi të mëdha të borës në disa pjesë të vendit, ndërsa pamjet nga autostrada tregojnë shkallën e plotë të aksidentit./

Marketing