Stuhia “Sabine” bllokon futbollin, anulohen ndeshjet në Angli dhe Gjermani

Disa ndeshje të kampionateve të ndryshëm në Europë, të cilat ishin programuar për t’u luajtur këtë të dielë janë shtyrë. Shkak është bërë stuhia “Sabine”, që ka goditur ishullin britanik dhe një pjesë të kontinentit të vjetër. Kështu është anuluar sfida në Premier League, mes Manchester City dhe West Ham.

Marketing

Në Bundesligë nuk do të luhet përballja B.Moenchengladbach-Koln. Ndërkohë, federata holandeze ka shtyrë të gjitha sfidat në program për t’u zhvilluar këtë të dielë.