Stuhia tropikale Florence po kthehet në uragan

Stuhia tropikale Florence po fuqizohet mbi Oqeanin Atlantik.
Meteoreologët thonë se Florence do të kthehet në uragan deri nesër dhe do të fuqizohet edhe më shumë pas disa ditësh.

Marketing

Ujërat e fryra nga Florencë po shkaktojnë dëme në Bermuda dhe pritet të arrijnë në disa zona të brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara.

Qendra e uraganeve tërheq vëmendjen se reshjet dhe fryrja e ujërave “kanë gjasa të krijojnë rryma të forta kërcënuese për jetën”.

Aktualisht Florence po përparon me erëra që janë arritur shpejtësinë maksimale prej 100 kilometrash në orë.

Marketing