Suarez humbet ndeshjet me kombëtare, lëndon gjurin

Luis Suarez do t`i nënshtrohet një trajtimi në gju gjatë pushimit për ndeshjet e kombëtareve.

Sulmuesi i Barcelonës konfirmoi se do të fillojë një kurs trajnimi të hënën, pasi raportohet se pësoi lëndim gjatë fitores së Barcës 4 me 2 ndaj Tottenhamit në Wembley të mërkurën.

“Të hënën, unë filloj një trajtim për gjurin tim, i cili nuk ka të bëjë fare me mungesën time nga skuadra kombëtare”, ka thënë Suarez.

31-vjeçari u la jashtë skuadrës së Uruguajit për ndeshjet miqësore kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë që zhvillohen këtë muaj, pasi gruaja e tij priste lindjen e fëmijës së tyre të tretë.

Nuk dihet nëse ky lëndim është në të njëjtin gju, në të cilin sulmuesi kishte problem në sezonin e kaluar.
Këtë edicion, ish-anëtari i Liverpoolit ka shënuar tri gola në 10 ndeshje në të gjitha garat me Barcelonën.