Substituti i rritjes së kontributeve do të vlejë për të gjithë të punësuarit

Masa e substitutit të rritjes së kontributeve në shtet do të vlejë për të gjitha degët dhe të punësuarit, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev pas vizitës në fabrikën “Tab Mak” në Probishtip.

Marketing

“Ato janë rreth 800.000 qytetarë, bashkë me administratën publike, institucionet financiare dhe ngjashëm, gjithsesi edhe Qeveria është këtu, si punëdhënës dhe komunat. Ende i bëjmë analizat për aspektet financiare. Atë që duhet ta dinë qytetarët është se shteti nuk do të huazojë për këtë masë”,tha Zaev.

Kryeministri tregoi se këtë masë do ta ndjejnë edhe punëtorët, bujqit, pensionistët, punëtorët e falimentuar, si dhe rastet sociale.

“Besojmë se fuqia e rritur financiare e të gjithëve do të nënkuptojë edhe inicim komplet të zhvillimit më të madh, më të shpejtë, dinamik në shoqëri. Por, besoj se pas pushimeve verore do të mundemi që atë pako të masave ta vendosim”, theksoi Zaevi.

Kjo masë, plotësoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Koço Angjushev, ende analizohet, por do të ketë impakt serioz në disa sfera.

“Së pari në menaxhimin me ekonominë gri, e dyta për uljen e largimit të qytetarëve nga shteti, gjegjësisht migrimi i të rinjve, sepse mënyra e vetme se si t’i mbani të rinjtë në erën e digjitalizimit, qasje e lirë e informacioneve dhe lëvizje e lirë. është që t’u ofroni kushte sa më të mira të mundshme në shtet”, potencon Angjushev.

Sipas tij, me këtë masë do të mundësohet edhe rritja e pagave të të punësuarve në vend, por gjithashtu do t’i ndihmohet edhe ekonomisë me zëvendësimin e rritjes së kontributeve. Qeveria së shpejti do të dalë nga dinamika për zbatimin e masës e cila, vlerësoi Angjushev, nuk do të ketë ndikime negative ndaj buxhetit, por përkundrazi, pritet efekt pozitiv.

Kryeministri Zaev theksoi se shkëlqyeshëm po zhvillohet edhe projekti “TVSH-ja Ime”, iu falënderua qytetarëve, të cilët i kërkojnë faturat fiskale dhe në këtë mënyrë e ruajnë disiplinën fiskale dhe janë ndihmës në mbushjen e buxhetit. Në dy orë ndiqen firmat, të cilat, sipas qytetarëve, nuk japin fatura fiskale, ndërsa ata të cilët vazhdimisht nuk i përmbahen kësaj mase do të dënohen, jo në mënyrë selektive, por parandaluese.

Zaevi edhe një herë theksoi se fokusi i Qeverisë për periudhën e ardhshme është vendosur ndaj ekonomisë.