Goli i kapitenit Andreas Granqvist nga penalltia ishte e mjaftueshme për Suedinë për ta mundur Korenë Jugore në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës në Rusi të hënën.

Disa pritje të portierit jugkorean Cho bën që një pjesë e parë relativisht e qetë mes Suedisë dhe Koresë Jugore në Grupin F të mbyllej pa gola, raporton Gazeta Express.

Falë VAR-it, video asistentit të gjyqtarit, Suedia e fitoi një penallti, pasi gjyqtari kryesor i ndeshjes Aguilar fillimisht e injoroi ndërhyrjen e pastër të mbrojtësit jugkorean ndaj sulmuesit suedez.
Edhe pse e la aksionin të rridhte, ai vendosi ta konsultoi VAR-in dhe akordoi penallti për Suedinë.

Kapiteni Granqvist u tregua gjakftohtë dhe shënoi nga pika e bardhë duke e bërë Cho të hidhej në anën e kundërt, pas 65 minutave lojë.
Koreja Jugore lëshoi një rast ideal për ta barazuar ndeshjen në kohën shtesë, por goditja e Heung-Min Son u bllokua nga mbrojtja suedeze.
Suedia tani ka 3 pikë në vendin e parë, aq sa edhe Meksika në Grupin F. Gjermania dhe Koreja Jugore mbesin pa pikë në këtë grup.