Suedia i ka dhënë leksione Meksikës duke fituar kështu Grupin F në Botëror.

Suedia nuk shihej si një favorit kundër Meksikës, aq më pak që Meksika e kishte mundur Gjermaninë dhe Korenë e Jugut.
Dukej në letër që Meksika do të luftonte për një barazim për ta siguruar vendin e parë, por kështu nuk ka ndodhur pasi që Suedia tregojë një superndeshje në këtë takim.

Pjesa e parë përfundojë pa gola, me Suedinë që disa herë sulmojë portën e meksikanëve.
Por, në pjesën e dytë ishte vetëm një skuadër në fushë, që quhej Suedia.

Filluan që në minutën e 50’të me një supergol të Augustinsson, për të shënuar edhe golin e dytë nga penalltia në minutën e 62, ku shënoi Granqvist.
Golin e tretë ishte një autogol në minutën e 74’të nga Alvarez.

Me këtë fitore Suedia merr vendin e parë dhe do të takohet më vendin e dytë të Grupit E, që me gjasë do të jetë Zvicra.