Sugareski: Autostrada Shkup-Bllacë do të ndërtohet në dy faza, shuma e saktë pas projektimit

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore punon në projektin për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, e cila mund të fillojë në pranverë të vitit të ardhshëm, ndërsa do të zhvillohet në dy faza, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Marketing

Ai ka informuar se në fazën e parë do të ndërtohen 1,6 kilometra, ndërsa paralelisht do të bashkëprojektohet një pjesë prej 10 kilometrash, pas së cilës do të punohet paralelisht.

“Në pajtim me vendimin e Këshillit Ekonomik që e kemi sjellë, prioritet kryesor është Shkup-Bllacë, paralelisht me ndërtimin e autostradës nëpër Republikën e Maqedonisë, kështu që pritet që në pranverën e ardhshme të fillojë të ndërtohet”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në komunën e Haraçinës.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani kohë më parë deklaroi se ndërtimi i autostradës do të kushtojë 100 milionë euro, por ministri dikasterial thekson se nuk dëshiron të spekulojë dhe se shuma e saktë do të dihet kur të përfundojë projektimi.

Siç tha Osmani, pjesa e parë e autostradës do të financohet nga NPRRSH, ndërsa pjesa tjetër me ndihmën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në trasë janë parashikuar katër tunele dhe nëntë ura.

Qeveria javën e kaluar paralajmëroi zhbllokim të ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër për çka Kuvendi votoi aneks të Marrëveshjes me “Sinohidro”-n kineze e cila mundëson shpenzimin e 205 milion euro nga kredia e “Eksim banka” për shkallë të ndryshme për ndërtim. Muajin e ardhshëm duhet të shpallet se sa mjete plotësisht do të kushtojë ndërtimi i autostradës në gjatësi prej 57 kilometra, përveç atyre të planifikuara rreth 400 milionë euro.

Në fund të muajit skadon afati për përfundimin e ndërtimit të autostradës Milladinovc (Shkup) – Shtip, në gjatësi prej 47 kilometrash, për të cilën sipas Ministrisë resore, është e mundur shtyrje e vogël e afatit, për vendosje të sinjalizimit dhe aktiviteteve të tjera.

Marketing