Sugareski: Dikasteri Transport ka realizim të shkëlqyer të investimeve kapitale

Në lidhje me investimet kapitale dikasteri Transport ka realizim të shkëlqyer. Në pjesën e gazifikimit janë realizuar 71 për qind të investimeve të planifikuara, në pjesën e infrastrukturës rrugore janë realizuar rreth 50 për qind të investimeve të planifikuara, në ndërtimin e banesave sociale vërejmë realizim 100 për qind, punojmë në rreth njëzet projekte në ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve në vlerë prej rreth 10 milionë euro, ndërtimi i hekurudhës drejtë Bullgarisë është përforcuar dhe presim që pjesa nga Kumanova deri në Bellakoc vitin e ardhshëm të përfundojë, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski gjatë ekspertizës së sotme në rahabilitimin e rrugës rajonale Draçevë-Oreshan-Taor.

Marketing

Sugareski paralajmëroi se ofensiva ndërtuese vazhdon edhe në periudhën e ardhshme.

“Po punohet me tempo të përforcuar përgjatë gjithë shtetit, deri në fund të këtij muaji përfundojmë me rekonstruimin e tri rrugëve rajonale, ndërsa deri në fund të shtatorit do të përfundojmë me rehabilitimin edhe të 13 akseve rrugore ose me gjatësi të përgjithshme prej rreth 150 kilometrave. Përmirësimi i gjendjes së rrugëve është me rëndësi të veçantë edhe për qytetarët edhe për kompanitë, për këtë me NP për rrugë shtetërore maksimalisht jemi të përkushtuar në realizimin e asaj që e premtuam edhe gjatë dy muajve të ardhshëm do të fillojmë me rehabilitimin e dhjetëra drejtimeve rajonale rrugore”, deklaroi Sugareski.

Rruga rajonale Draçevë-Oreshan-Taor, siç kumtojnë nga pres-shërbimi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, rehabilitohet në gjatësi prej nëntë kilometrave, ndërsa vlera e investimit është 1,7 milionë euro. Punët ndërtimore realizohen me dinamikë të përshpejtuar dhe pritet që deri në fund të muajit shtator kjo rrugë të përfundojë.

Në këtë pjesë të Shkupit në korrik përfundoi edhe rehabilitimi i rrugës nga Draçeva deri në Jurumleri, në gjatësi prej 4 kilometrave dhe në vlerë prej gati një milionë euro.

Drejtori i NP për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov theksoi se deri në fund të shtatorit sipas Marrëveshjes Kornizë përmes NP për rrugë shtetërore përfundohen 140 kilometra rrugë, përmes NP Rrugët e Maqedonisë rreth 90 kilometra, me mjete të Bankës Botërore 120 kilometra, ndërsa me mjete të siguruara përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim përfundohen 113 kilometra rrugë.

“Fillimin e tetorit do ta presim me 450 kilometra rrugë të rehabilituara. Dëshiroj të bëj një krahasim të vogël: nga viti 2007 deri në vitin 2016 në shtetin tonë ishin rehabilituar rreth 650 kilometra rrugë. Ne vetëm për një vit rehabilituam rrjetin rrugor në gjatësi prej 500 kilometrave. Këto ditë filluan thirrje të reja publike për rehabilitimin e rrugëve rajonale me gjatësi të përgjithshme prej 65 kilometrave”, tha Kitanov.

Sipas Kitanov, me përfundimin e sezonit turistik do të fillojë që të rekonstruohet edhe autostrada nga Katllanova deri në Petrovec dhe nga Milladinovci deri në Petrovec.
 

Marketing