Sugareski: Do ta realizojmë premtimin parazgjedhor për infrastrukturën në Vizbeg

Deri në fillim të nëntorit pritet të fillojnë aktivitetet rreth ndërtimit të rrjetit infrastrukturor në zonën industriale Vizbeg.

Marketing

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i cili sot ishte për vizitë pune në komunën e Butelit, deklaroi se deri nga mesi i shtatorit Ndërmarrja publike “Ujësjellësi” duhet ta përgatisë projektin pas çka Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta shpallë tenderin.

“Ndërtimi i infrastrukturës në zonën Vizbeg është premtim parazgjedhor i Qeverisë dhe ne këtë do ta përmbushim. Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë janë caktuar 20 milionë denarë që janë të dedikuara për fillim të infrastrukturës në pjesën e ujësjellësit dhe kanalizimit”, tha Sugareski.

Projekti do të kushtojë nga shtatë deri në nëntë milionë euro me qëllim që në periudhën e ardhshme tërësisht të përfundojnë punimet infrastrukturore në zonën industriale Vizbeg.
Krahas aktiviteteve në zonën industriale Vizbeg, kryetari i komunës Velimir Smilevski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme Buteli do të jetë komunë ku do të zhvillohen një sërë aktivitete ndërtimore. Sipas tij, një nga problemet më të mëdha me të cilët ballafaqohet komuna është mospasja e kanalizimit atmosferik.

“Komuna jonë ka probleme me kanalizimin dhe ujësjellësin dhe shpresoj se me ndihmën që do të na japë Qeveria në periudhën e ardhshme do t’i realizojnë të gjithë projektet e premtuara”, deklaroi Smilevski pas takimit me ministrin Sugareski.

Marketing