Sugareski: Ligji i ri për legalizimin e ndërtimeve pa lejë, gati në dhjetor

Goran Sugareski, Ministëri i Transportit dhe Lidhjeve, tha për emisionin “Magazina Ekonomike” se Qeveria ka miratuar nevojën për sjelljen e ligjit të ri për legalizimin e ndërtimeve pa lejë dhe do të jetë gati brenda muajit dhjetor. Ligji i ri dallon nga ligji i vjetër. Me ligjin e vjetër ishte 1 euro dhe kjo mbetet për ato procedura që zhvillohen deri në vit që zhvillohen për momentin, në propozimin e ri ligjor do të jetë 100% pagesë të shpenzimeve të caktuara dhe plus 50% si një lloj gjobe.

Marketing

Në seancën e djeshme të Qeverisë, u vërtetua që si ministri e transportit dhe lidhjeve të obligohemi të përgatitim propozim- ligj siç quhet ndryshe për legalizimin e objekteve ilegale, me të cilin duhet të gjithë që janë me objekte ilegale, flas për pjesën më të madhe, që i plotësojnë kushtet dhe sipas planeve urbanistike e kështu me radhë, të përfshihen dhe të përfundojë statusi i tyre juridik. E dini që vitet e fundit kishte ligj të këtillë, tani ky ligj që e punuam së bashku me BNJVL-në dallon nga ligji paraprak. Dua të them që presim në 7 deri 10 ditët e ardhshëm ta dorëzojmë propozim- ligjin që do të kaloj në Qeveri dhe më pas do të shkojë në Kuvend për shqyrtim para deputetëve, dhe kah dhjetori ky ligj të miratohet. Këto janë pritjet tona. Në këtë ligj, të paktën deri më tani atë që e bisedojmë sepse javën e ardhshme do ta dërgojmë deri tek qeveria jonë, të përfshijmë disa segmente. Së pari, dua t’i pastroj dilemat rreth rajonit të Ohrit. Ky ligj nuk do ta prek pjesën e UNESKO-s, ligj të këtillë për legalizim nuk do të ketë për këtë pjesë, këtë e them dhe e vërtetoj. E dyta, dua të flas për pjesën e mjeteve. Me ligjin e vjetër ishte 1 euro dhe kjo mbetet për ato procedura që zhvillohen deri në vit që zhvillohen për momentin, në propozimin e ri ligjor do të jetë 100% pagesë të shpenzimeve të caktuara dhe plus 50% si një lloj gjobe sepse në periudhën e kaluar objekti i caktuar nuk është ndërtuar sipas planeve urbanistike dhe është ndërtuar ilegalisht- tha Sugareski.

Marketing