Sugareski: Realizimi i gazsjellësit në rajonin e Tetovës është 40 për qind

Realizimi i gazsjellësit magjistral në rajonin e Tetovës arrin 40 për qind dhe pritet përparim i shpejtë për shkak të lëndëve të zgjidhura lidhur me shpronësimin, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë vizitës së sotme në rajonin e Tetovës, ku ka kryer inspektim si po zhvillohet rehabilitimi i rrugës deri në Kodër të Diellit.

Marketing

“Ndërtimi në projekte kapitale është prioritet kryesor i Qeverisë sonë. Për momentin punohet në të gjitha fushat edhe në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore edhe në gazsjellësin. Jam i kënaqur nga dinamika në atë që po ndodh me gazsjellësin magjistral. Dinamika e ndërtimit të rrjetit gazsjellës magjistral nga Shkupi e deri në Tetovë dhe Gostivar shkon mirë. Vitin e kaluar u zgjidhën një numër i madh të lëndëve për shpronësim, që paraqet problem serioz. Kjo pjesë e gazsjellësit kushtin 29 milionë euro dhe realizimi është rreth 40 për qind”, tha Sugareski.

Ai theksoi se me kryetaren e Tetovës, Teuta Arifin kanë biseduar edhe për atë si shkon procedura për rrjetin shpërndarës në qytet.

“Presim të vitin e ardhshëm institucionet të jenë të parat të cilat do të përfshihen në gazsjellësin. Kuptohet nëse komuna i bën punët që fillimisht të mundet të përfshihen institucionet, ndërsa pastaj amvisëritë në Tetovë”, tha Sugareski.

Marketing