Sugareski: Së shpejti fillon ndërtimi i pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë

Projektimi i 1,9 kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë do të përfundojë gjatë muajit të ardhshëm, menjëherë pasi do të fillojë tenderimi, ndërsa pritet në disa prej muajve vijues të fillojë edhe ndërtimi i kësaj pjese të aksit rrugor, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Marketing

“Kjo autostradë është prioritare dhe menjëherë pas përfundimit të aksit të autostradës nga Milladinovci për në Shtip pritet që të fillojë ndërtimi i pjesë së parë të autostradës Shkup-Bllacë. Projektimi për 10,5 kilometrat e tjera do të përpilohet gjatë vitit vijues ku do të fillojë ndërtimi i kësaj pjese të autostradës”, deklaroi Sugarevski para fillimit të konferencës me temë “Maqedonia megalopolis” në ASHAM.

Paralajmëroi që gjatë sezonit të ardhshëm ndërtimor do të intensifikohet ndërtimi i autostradës nga Kërçova për në Ohër.

“Do të ketë intensifikim serioz edhe të punëve të autostradës Kërçovë-Ohër, sepse me aneksin tre tejkalohet problemi në pjesën e mjeteve, por edhe të katër-pesë problemeve të tjera që i kemi në këtë autostradë”, tha Sugareski.