Suhejl Fazliu mohon akuzat

Për hir të opinionit më duhet të ju ofroj një përgjigje dhe një porosi të gjithë të interesuarve. Akuza e bërë publike mbrëmë nga mediumet në emër të policisë financiare i takon kohës dhe mandatit që me këtë ministri ka udhëhequr dikush tjetër. Në kohën time, përpara një viti ky rast është mbyllur.

Marketing

Kam urdhëruar të punësuarit dhe të akuzuarit në fjalë që ti kthejnë mjetet, dhe mjetet janë kthyer. Bërja publike e këtij rasti, pikërisht në këto momente dhe tendenca që me çdo kusht të njolloset emri dhe personaliteti im në emër të policisë financiare është adresa e gabuar.

Apeloj deri tek të gjitha institucionet relevante në shtet edhe tek policia financiare që seriozisht të merren me hulumtimin, zbardhjen dhe dokumentimin e keqpërdorimeve, korrupsionit në të gjitha segmentet e shtetit pa kursyer asnje individ apo grup te organizuar kriminel.

Është koha e fundit që udheqësi i Drejtorisë së policisë financiare të merret seriozisht me keqpërdorimet reale të cilat kane zënë rrënjë gjatë këtyre 20- 30 viteve në Maqedoni, dhe të mos lejojë që të bëhet pjesë e lojrave politike për të kërkuar krimin atje ku nuk e ka vendin dhe për të mbyllur sytë atje ku edhe të verbërit shohin kriminalitetin e vërtetë dhe krimin e organizuar.

Marketing