Sulejmani: “Injorantët” do ta shpëtojnë botën pas koronavirusit!?

Nëse realizohen skenarët pesimiste që më tepër se 500 milionë njerëz shtesë të futen në varfëri, kurse ata ekzistuesit të kalojnë varfëri ekstreme, situata detyrimisht do të prodhoj turbulenca që do të shprehen përmes korrupsionit, dezorganizimit, me rrezik që të kalohet në kaos, po si në kohën e Hobbs-it, kur “njeriu për njeriun bëhet ujk”

Marketing

Nga Rizvan SULEJMANI

Jetojmë në kohën kur nga ekspert thuhet se Korona Virusi e ka arritur kulmin. Krahas përgatitje për fazën e dytë të emëruar “të mësojmë të jetojmë me Virusin”, dëgjohen prognoza kataklizmtike. Tanimë flitet se në aspektin financiarë bota ka mbërri parametrat e krizës së madhe i viteve dyzeta të shekullit XX, e njohur si depresioni më i madh. Parashihet që mbi 500 milionë njerëz shtesë të shkelin pragun e varfërisë në nivel global, pasi disa miliona do të humbin vendete tyre të punës. Numrat e tilla na sjellin ndërmend luftën e Dytë botërore. Shumë dijetarë vlerësojnë se kriza të tilla tejkalohen vetëm me luftë apo ndonjë inovacion gjenial. Luftën sigurisht se nuk e donë askush. Na mbetet të besojmë se do të ndodhë e dyta. Kur flasim për inovacion nuk mendojë vetëm në tekniko-teknologjik, edhe se shumica e kanë ndërmend atë, unë gjykojë se më tepër do të kemi nevojë për inovacion ideorë, ideologji e filozofi. Kemi nevojë më tepër se kurë për një iluzion apo ofertë tjetër për botën globale në aspektin e organizimit politik, shoqërorë e gjeopolitik.

Kush mund ta prodhoj këtë ide, iluzion apo filozofi , pse jo “religjion” për këtë botë të vogël globale? Globalizim që rrafshoj fusha e male dhe mundësoj komunikim masivja sa të ideve, mallrave, kapitalit aq më tepër të njerëzve dhe kulturave e civilizimeve. A munden institutet, akademitë e universitetet? Jo! Nëpër institute ku studiohen ligjet natyrore mund të zbulohet një medikament apo vaksinë për virusin por jo edhe një ide, iluzion, për tejkalimin apo eliminimin e një lufte të mundshme. Në momentin pasi të kemi zgjedhur problemin me vaksinën e virusit kemi nevojë për një vaksinë ndërgjegjësimi. Ndërgjegjësimi se kjo botë e begatisë, progresit dhe zhvillimit tekniko teknologjik është ngritur mbi një iluzion si gjitha të tjerët që kanë ngritë civilizimet paraprake por që sot kërkon ndryshim radikal. Ka nevojë për ndryshime rrënjësore po si ato të vjetrat duke u nisur nga ajo Sumere, Egjiptase, Kineze, Mesopotamisë, Greqisë Antike, dhe Romake deri tek këto të rejat të Revolucionit Industrial të Perëndimit për ti krijuar hapësirë Botës Amerikane dhe tanimë edhe Kineze. Tejkalimi i situatës pas Korona virusit kërkon një kthesë të madhe që botën globale ta vendos mbi parime më të drejta dhe më të balancuara për një civilizim global.

Është koha për ndërgjegjësim, se ky iluzion e ka arritur dhe dhënë maksimumin dhe se tanimë ka filluar procesi i kalbjes, që shumë lehtë mund të mbaroj me një rrënim kataklizmatik. Globi vuan për ndërgjegjësim, që duhet të vijë nga një njeri “injorant” por i “ndritur”. “Injorant” në kuptimin, e një shpirti dhe arsyeje të pastër që nuk është i kontaminuar me edukimin e sistemit të tanishëm shkollor, nuk është i ndikuar nga kultura dominuse konsumatore, “religjioni i informatikë” dhe nga ligjet ekonomisë së tregut si dhe rendit botërorë ku fuqi bën drejtësinë në vend që drejtësia të bëj fuqinë.

Si duket ky njeri i ndritur por injorant? Ai duhet të jetë një kombin i “intelektualit të lirë”, apo “mendimtarit të ndritur” të Ali Sheriatit dhe njeriut racional të John Rawls që parimet e drejtësisë i vendosë nga një “pozicion fillestarë” i fshehur pas “perdes së injorancës“. Njeriu i Ali Sheriatit është i rritur në shkretëtirë pa prind, jashtë kulturës dhe civilizimeve dominuse por që kanë marrë përmasa degjeneruese. Si i tillë ai nuk është i ndikuar, edukata (mendja e prindërve), nga kultura dhe shoqëria dominuse e mesit por që disponon një inteligjencë dhe arsye të pastër profetike. Të tillë sipas tij ishin Mujsiu, Jezu Krishti e Muhamedi. Pothuajse gjithë këta ishin rritur pa prind në shkretinë, pa ndikimin e kulturave dhe civilizimet dominues të asaj kohe. Mojsiu nuk ishte i ndikuar nga civilizimi i Egjiptit as nga kultura e popullit izraelit, Jezu Krishti nuk ishte mahnitur me civilizimin e Perandorisë Romake, kurse Muhamedi edhe më pakë ishte i ndikuar nga civilizimi Bizantinë apo Persë dhe kultura e fisit të vet Kurejsh. Njeriu që duhet të vendosë parimet e drejtësisë sipas Rolllsit duhet të jetë ai që do të fillonte nga një pozitë fillestare “injorante”. “Injoranti” i Rolsit do të jetë njeriu i pajisur me dije paraprake për shoqërinë ku ai duhet të jetojë ku supozohet të ketë dallime racore, kulturore, klasore, me kapacitete intelektual, fuqisë fizike dhe talente jo të barabarta. Me njohurit paraprake për këto dallime dhe diferencat që krijohen në shoqëri, si rezultat i dallimeve në fuqinë politike dhe ekonomike aq nga talenti, inteligjenca por edhe përparësitë a pamjes fizike, ai duhet të vendosë parimet bazë për drejtësinë. Ky njeri është “injorant” për një çështje: ai nuk e dinë cili do të jetë pozicioni i tij në shoqëri. Nuk e dinë nëse do të jetë pushtetarë i fuqishëm politik, një udhëheqës kompanie multi milionëshe apo një pastrues, rojtarë e vozitës i këtyre njerëzve të pushtetshëm. Ai nuk ka njohuri nëse do të jetë një njeri me ngjyrë në një shoqëri me shumicë dominuese të racës së bardhë ku do të ndjehet i diskriminuar, do të jetë burë apo grua, do të jetë yll filmi apo njeri me të meta fizike, që do të jetë i varur prej mëshirës, egoizmit apo altruizmit të njeriut modern. Rollsi mendonte se një pozitë e tillë fillestare ku njeriu do të ishte i pajisur me gjithë njohurit dhe parakushte në të cilët do të duhet të jetojë, por do të ishte “injorant” sa i përket pozitës së tij në shoqëri është më adekuati për të vendosë parimet e drejtësisë. Vetëm nga ky pozicion sipas tij do mund të përcaktonte parimet mbi të cilët do ndërtohej një shoqëri e drejtë, ku sido që të jetë ndarja, në fund ai që është në pozitën më të disfavorshme do të ketë pozitë më të mirë se çfarëdo ndarje tjetër që mund të ekzistojë në eksperiencën e gjertanishme.

E përbashkëta e këtyre dy mendimtarëve që jetojnë në dy skaje të ndryshme të botës pothuajse në të njëjtën kohë por në rrethana të ndryshme është se: heronjtë e tyre nisen nga një pozitë e “injorancës”, por me arsye dhe intelekt të pastër, me elemente metafizike, që nuk është i kontaminuar me edukatën, ndjenjën përkatësisë kulturore apo civilizuese, por të vetëdijshëm për realitetin ekzistues që duhet ndryshuar.

Nëse realizohen skenarët pesimiste që më tepër se 500 milionë njerëz shtesë të futen në varfëri, kurse ata ekzistuesit të kalojnë varfëri ekstreme, situata detyrimisht do të prodhoj turbulenca që do të shprehen përmes korrupsionit, dezorganizimit, me rrezik që të kalohet në kaos, po si në kohën e Hobbs-it, kur “njeriu për njeriun bëhet ujk”. Në këso rrethana historia ka treguar se shpëtimi i botës vjen nga shpëtimtari “injorantë”. Të edukuarit mund të jenë shkencëtarë të mirë, bartës të zhvillimit tekniko teknologjike por kanë shumë problem të afrohen afër njeriut të rëndomtë, “injorant”, që kur i vihet në rrezik ekzistenca, kur lufta bëhet jo për jetesë por për mbijetesë, kur vlerat si kultura e civilizim i bëhen të parëndësishme, që të mund ta mobilizoj për një vizion të ri, për shpëtimtarë. Popullata në këso kondita është në nivelin më të ulët të gjykimit racional dhe dominohet nga psikologjia e kopesë që pretë shpëtimtarin. Njeriu i laboratorit, akademisë e instituteve, ka racio të fuqishme që nuk e lejon të bie nën ndikimin psikologjisë së kopesë. Vetëm udhëheqësi “injorant” me një frymëzim përtej se racional mund të jetë udhërrëfyes që mund ta nxjerrë botën nga kjo situatë. Fundja studiues i mirë i psikologjisë së turmës Gustav Le Bon thotë: ”Nga idetë e ndryshme që udhëheqin qytetërimet, njëra që ka të bëj me artin e filozofinë ngelet në sferën e lartë, të tjerat, që lidhen me nocionet fetare e politike, zbresin ndonjëherë deri thellë në gjirin e masave. Ato arrin atje zakonisht të shtrembëruara keqas, por kur ata arrijnë të depërtojnë atje, pushteti që ato kanë mbi mendjen primitive e të paaftë për të arsyetuar është kolosale”.(Koha.mk)

Marketing