Sulejmani: Manipulimet rreth punësimeve ku maqedonasit deklarohen si shqiptar, njëherë e përgjithmonë duhet të marrin fund

Zv.ministri i Kulturës, Sedat Suljemani në një postim në facebook thotë se manipulimet rreth punësimeve ku maqedonasit deklarohen si shqiptar, njëherë e përgjithmonë duhet të marrin fund,shkruan Aktuale.mk

Marketing

Postimi i plotë:

Manipulimet rreth punësimeve ku maqedonasit deklarohen si shqiptar, njëherë e përgjithmonë duhet të marrin fund.

Pas deklaratës së Enis Alji për TV KLAN Maqedoni, Enisin e ftova në takim për të biseduar rreth problemit në fjalë. Pasi gjatë konkursit, ku ishte shpallur vend pune për shqiptar tek Opera dhe Baleti, vendin e Enisit e ka zënë Ljupco Milevski, maqedon i deklaruar si shqiptar.

Fatkeqësisht, manipulime të tilla janë bërë prej kohësh nëpër të gjitha institucionet e vendit.

Në kuadër të Ministrisë së Kulturës do ndërmerrën të gjitha masat e nevojshme që ky problem të përmirësohet. Gjithashtu, rreth këtij problemi e kam njoftuar edhe deputetin dhe njëherit Kryetarin e Komisionit për Kulturë, z.Kastriot Rexhepin! https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=272569584599616&id=117323250124251

Marketing