Sulm me thika në Prishtinë, arrestohen tre persona

Dy persona janë sulmuar me thikë nga disa persona të tjerë ditën e sotme në Prishtinë.

Marketing

Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore në QKUK dhe më pas janë dërguar në shtëpi.

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulmin.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 06.03.2020 – 21:37. Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë, nga disa të dyshuar të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit, pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Marketing