Sulmuesit kanë hapur zjarr gjatë një parade ushtarake në qytetin jugperëndimor të Ahvaz në Iran, duke vrarë 24 persona njëpjesë e tyre civilë si dhe plagosoën 53 të tjerë, raporton media shtetërore.

Agjencia e lajmeve IRNA raportoi se mes të plagosurve janë gra dhe fëmijë.

Raportet thonë se sulmuesit qëlluan nga një park afër paradës dhe kishin veshur me uniforma ushtarake.

Media shtetërore dhe zyrtarët kanë fajësuar militantët sunitë apo nacionalistët arabë për sulmin e ndodhur.