Sulmi në Kuvend i koordinuar nga VMRO-ja dhe DSK-ja, ARM përgënjeshtron pjesëmarrjen

Nisma “Për një Maqedoni të përbashkët” është formuar nga VMRO-DPMNE dhe ka pasur drejtues fiktivë, ndërsa struktura të DSK-së e kanë organizuar dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, deklaroi dhe para gjykatës Aleksandar Valsilevski – Ninxha, njëri nga 33 të akuzuarit për ngjarjet në Kuvend.

Marketing

Sipas deklaratës së Vasilevskit, drejtuesit e vërtetë të nismës “Për një Maqedoni të përbashkët” kanë qenë Spiro Ristovski dhe Kiril Bozhinovski, ndërsa programi për çdo aktivitete të tyrin është shënuar në shtabin e VMRO-DPMNE-së. Ish-drejtori i DSK Vladimir Antanovski më 27 pirll i ka thënë se ” ‘komunjarët’ duan që të zgjedhin kryetar dhe se në çdo moment duhet të shpallet gjendje lufte”, ndërsa në ora 19:15 i është paraqitur që të shkojë të raportojë nga terreni.

Shtatmadhoria e ARM-së, dje doli me përgënjeshtrim për informacionin për çfarëdo qoftë involvimi të ARM-së në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill duke i vlerësuar si dezinformata të tmerrshme. Nga SHM e ARM-së potencojnë se qëndrojnë në dispozicion që në tërësi t’i prezantojnë të gjitha të dhënat dhe të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet kompetente me çka përfundimisht do t’i jepet fund interpretimeve të mëtutjeshme spekulative, me të cilat prishet imazhi i Armatës.