Sulmi terrorist, policia e Zelandës së Re ka një kërkesë për policinë e Maqedonisë

Policia e Kosovës (PK) me qëllim, të informimit të medieve dhe opinionit publik, ka adresuar njoftim zyrtar i cili ka të bëjë me një shkresë të pranuar përmes kanaleve zyrtare nga Zelanda e Re.

Marketing

Burime të Gazetës Lajm në MPB kanë thënë se kërkesë të ngjashme ka pranuar edhe policia e Maqedonisë edhe pse nuk ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me të.
Shkresa zyrtare e pranuar nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Zelandës së Re, i referohet tragjedisë së ndodhur në Christchurch, i cila u vlerësua si sulm terrorist, dhe me këtë rast Zelanda e Re është duke bashkëpunuar me partnerë vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, që t’i largoj pamjet online në lidhje me sulmin.

Të njëjtit kanë konsideruar se pamjet e këtij sulmi janë të kundërligjshme dhe të pa këndshme sipas ligjit të Zelandës së Re, andaj përmes partneritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët me Kosovën, kanë kërkuar edhe ndihmë në largimin e këtij filmimi online të këtij sulmi dhe shpërndarjen e mesazhit të tyre.